Hoze Murinjo: Detajet e vogla bëjnë diferencën

Trajneri i Romës, Hoze Mourinjo, foli pas barazimit 0-0 kundër Bajer Leverkuzen që i siguroi skuadrës së tij finalen e Ligës Europa.

Në konferencën për mediet, Murinjo theksoi se pavarësisht mungesave diferencën e bënë detajet.

“Kishim mungesa dhe ndeshja ishte shumë e vështirë. Kjo do të thotë se detajet e vogla bëjnë diferencën. Djemtë dhanë gjithçka, kjo lojë është rezultat i punës sonë, i eksperiencave, i mençurisë taktike, i diturisë. Është një ekip i jashtëzakonshëm,” deklaroi tekniku portugez.

LEXO EDHE:

Back to top button