Samiti i G7, liderët përkujtojnë viktimat e bombës së Hiroshimës

Samiti i G7, liderët përkujtojnë viktimat e bombës së Hiroshimës

Në pritje të nisjes së samitit të 7 vendeve më të industrializuara të botës që do të mbahet në Japoni, liderët pjesëmarrës u bashkuan në Hiroshima për të vizituar muzeun e paqes, i cili përkujton sulmin bërthamor në fund të luftës së Dytë Botërore.

Të pranishëm në këtë vizitë ishin presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Jill, kryeministri kanadez Justin Trudeau, homologu japonez Fumio Kishida, kryeministrja italiane Melloni, ai i Britanisë, Sunak, kancelari Scholz, presidenti Macron dhe kreu i Këshillit të Europës Charles Michel.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Jashtme japoneze, vizita në këtë memorial shërbeu për liderët për t’u njohur nga afër me realitetin tragjik që shkaktuan sulmet atomike.
Pas vizitës, liderët botëror firmosën librin e nderit në muze dhe vendosën kurora me lule në nder të viktimave të bombës atomike që shkatërruan Hiroshimën më 6 gusht të vitit 1945.

LEXO EDHE:

Back to top button