Mbillen 14 pemë në sheshin e Tetovës, në nder të viktimave nga zjarri

Me mbjelljen e 14 pemëve në sheshin Iliria në Tetovë, filloi sot marshi paqësor i grupit të tifozëve “Ballistët”, të cilëve iu bashkuan edhe qytetarët e tjerë të Tetovës. Marshi ka lëvizur nga rruga e Ilindenit deri tek spitali modular i shkrumbuar nga zjarri dhe ku tragjikisht humbën jetët 14 persona. Tek objekti u vendosën edhe kurora me lule, ndërsa në murin e lumit shkumbin, u lëshuan edhe disa fletushka më mbishkrimin: Jeta e njeriut nuk është numër, është vlerë” dhe  “Jam gjallë andaj protestoj”. Marshuesit kërkuan përgjegjësi për këtë ngjarje tragjike.

https://youtu.be/k9RB0CAYilw

“Ky ishte një marsh paqësorë për të shprehur revoltën tonë ndaj kësaj që ndodhi në spital. Dashtë Zoti kjo të jetë e fundit dhe mos të ndodh më kësi rasti. Kërkojmë përgjegjësi nga gjithsecili”, deklaroi Bashkim Idrizi, organizator i marshit.

LEXO EDHE:

Back to top button