Përjashtimi i Berishës, Lulzim Basha mbledh në seli Kolegjin e kryetarëve

Lulzim Basha ka thirrur sot Kolegjin e kryetarëve të degëve dhe drejtuesve politikë të qarqeve. Ky takim vjen pas situatës së krijuar në Partinë Demokratike, me vendimin e Bashës për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar demokrat, deri në zgjidhjen e situatës pas shpalljes non grata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Situata është e nderë në radhët e demokratëve, në forumet e drejtuese të të cilëve kryetari dhe ish-kryetari kanë nisur të masin forcat e tyre.

Në nisje të legjislaturës, Sali Berisha akuzoi Lulzim Bashën për pazare me Ramën dhe se për këtë aksioni i tij në PD do të niste në rrugë statutore. Lulzim Basha deklaroi se ndjeu dyfish dhimbje kur dëgjoi Sali Berishën të fliste me gjuhën e Edi Ramës, siç tha kreu i PD-së.

LEXO EDHE:

Back to top button