Kapet drogë në Shkup, arrestohen dy të rinj

Gjatë ditës së djeshme Sektori për Punë të Brendshme në Shkup me urdhër paraprak të gjykatës ka kryer bastisje në rajonin e Shkupit, ku janë arrestuar dy persona pasi tek ta është kapur drogë.

“Policia ka kryer bastisje në shtëpitë e P.P. (20) dhe D.P. (17), të dy nga Shkupi. Gajtë bastisjeve në shtëpinë e P.P. është gjetur marijuhanë dhe tre plumba, ndërsa tek D.P. janë gjetur tableta ekstazë, peshore digjitale, dhe mbetje të marijuhanës”, njoftojnë nga MPB

LEXO EDHE:

Back to top button