Arrestohet një person në Sofje, akuzohet për komente fyese në bazë nacionale

Policia bullgare ka arrestuar një 24-vjeçar i cili ka postuar komente në Facebook në lidhje me aksidentin tragjik të autobusit të pasagjerëve në autostradën Struma, të papajtueshme me normat morale dhe etike, njoftoi Ministria e Brendshme bullgare.

Personi i cili u ndalua në Sofje nga zyrtarë të Drejtorisë së Përgjithshme për Luftën kundër Krimit të Organizuar pas sinjalizimit, ishte me precedentë penalë. Ai akuzohet për komente të papranueshme, gjegjësisht fyerje dhe urrejtje në bazë të kombësisë përmes një sistemi informacioni, njoftuan nga Ministria e Brendshme bullgare.

LEXO EDHE:

Back to top button