BDI beson se shumica parlamentare është e qëndrueshme

BDI nuk sheh rrezik nga paralajmërimet e opozitës për shumicë të re parlamentare. Sipas zëdhënësit të kësaj partie, Bujar Osmani shumica parlamentare është stabile dha ka çështje të tjera me të cilat duhet merret.

“Shumica parlamentare është stabile, kemi bashkëpunim të ngushtë, kemi besim të ndërsjellë dhe kemi agjendë shumë të ngjeshur. Realisht nuk kemi kohë për t’u defokusuar me çështje të cilat nuk janë në interes të qytetarit”, pohoi Bujar Osmani, Zëdhënës i BDI-së

Por lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski edhe sot e paralajmëroi shumicën e re. I pyetur përse asnjë nga subjektet parlamentare nuk i konfirmojnë negociatat me të, Mickoski thotë se nuk është naiv t’i tregojë subjektet me të cilat po bisedon.

“Shpresoj që nuk po prisni nga ata me të cilët ndodhemi në negociata të dalin publikisht dhe të thonë po ne jemi këndi i vdekur i Zoran Zaevit kundër makinerisë, presioneve, kërcënimeve etj. As ne dhe as ata nuk janë naiv. Të presim dhe koha së shpejti do të tregojë nëse kisha të drejtë ose jo”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Opozita shqiptare nuk përjashton mundësinë për të qenë pjesë e një shumice të re parlamentare por thonë se për momentin nuk janë në negociata me asnjë subjekt politik. Linjat e tyre të kuqe janë kundër BDI-së, duke shtuar se informacionet e tyre tregojnë se shumica nuk ka 61 vota dhe se brenda shumicës parlamentare ka pakënaqësi të mëdha. Edhe opozita shqiptare kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale.

Adrian Kerimi

LEXO EDHE:

Back to top button