Osmani: Marrëdhëniet me Kosovën nuk varen nga ndryshimet e qeverive

Marrëdhëniet midis Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës janë tradicionalisht të mira dhe nuk varen nga ndryshimi i qeverisë, tha ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, transmeton Alsat.

“Marrëdhëniet ndërshtetërore midis Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës janë tradicionalisht të mira, të ngushta. Ne kemi mbi 25 marrëveshje bilaterale të nënshkruara që mbulojnë bashkëpunimin sektorial midis vendeve tona, ka afërsi midis njerëzve dhe bashkëpunimi ynë është i vazhdueshëm dhe i qëndrueshëm dhe nuk varet nga ndryshimet e qeverive te ne ose atje. Ne respektojmë vullnetin e popullit të Kosovës dhe do të bashkëpunojmë me institucionet e Republikës së Kosovës”, tha Osmani.

Ndrshe, fituesi absolut i zgjedhjeve në Kosovë është Lëvizja Vetëvendosje në krye me Albin Kurti, që fitoi  47.88% të votave ose 56 deputetë, pa votat e diasporës që ende nuk janë numëruar.

LEXO EDHE:

Back to top button