Hagë, mbahet konferenca e tretë statusore kundër ish krerëve të UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara në Hagë mbahet konferenca e tretë statusore në rastin kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzit. Në nisje të kësaj konference, Prokuroria e Specializuar tha se është duke vazhduar nxjerrjen e materialeve, përfshirë edhe atyre shfajësuese. Nga Prokuroria foli edhe për dëshmitarët dhe tha se lista do të bëhet publike për palët mbrojtëse në momentin e duhur. Por, avokati i Thaçit, David Hooper, tha se deri tani janë informuar për 124 dëshmitarë, të cilët Prokuroria ua ka identifikuar vetëm me pseudonime. Por, ai kërkoi nga Prokuroria që t’ua dorëzojë listën e dëshmitarëve që do të përdorë në gjyq, në mënyrë që mbrojtja të kryejë hetimet e duhura. Mbrojtja e Thaçit po kërkon dokumentet me hollësi që lidhen me dëshmitarët, në mënyrë që ata të mund të përgatisin mbrojtjen. Prokuroria ka thënë se ende nuk ka vendosur nëse do të përdorë të gjithë dëshmitarët në gjyq dhe argumentoi se për disa nga dëshmitarët do të duhet të vendosen masa mbrojtëse. Avokati i Veselit, Ben Emmerson tha se Prokuroria “i ka varrosur provat relevante në një mal provash jorelevante”.

LEXO EDHE:

Back to top button