Kolumbi, lopa futet në ambientet e spitalit

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një spital në Kolumbi, ku një lopë vrapon drejt dhomës së pritjes dhe sulmon pacientët. Pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë tregojnë lopën që shkakton menjëherë panik midis pacientëve në Spitalin San Rafael. Një pjesë e tyre vrapojnë të frikësuar ndërsa një grua që nuk arriti të largohej sulmohet nga lopa. Askush nuk u lëndua rëndë gjatë incidentit dhe pronari i lopës shkoi në spital për të kërkuar falje për incidentin dhe pyeti për shëndetin e gruas si dhe për dëmin material.

LEXO EDHE:

Back to top button