" "
Skuadra e Paris Sen Zhermen i ka dhënë fund garës së saj në Kupën e Francës. “Parisienët” nuk arritën më shumë sesa një barazim pa gola në kohën e rregullt ndaj skuadrës së Nicës, kurse në penallti nuk ishin të sukseshëm dhe duhej të pajtohen me eliminimin.
Mesi, Mbape, Draksler, Verati e Bernat ishin të saktë në radhët e PSZH, por Paredes e Çavi Simons gabuan dhe eliminuan skuadrën e tyre.
Te Nice shënuan: Shneiderlin, Todibo, Atal, Gouiri, Guesand e Dante, dhe gaboi vetëm Delort.








