Sulmues sengalez, përforcimi i fundit i FC Shkupit

" "

Skuadra e FC Shkupit është skuadra më aktive deri më tani në merkaton e dimrit. “Bardheblutë” po zhvillojnë fazën përgatitore në Antalia të Turqisë, ndërsa nuk kanë munguar edhe zyrtarizimet e përforcimeve të reja.

Së fundit FC Shkupi ka mbyllur marrëveshjen me talentin 20 vjeçar nga Senegali, Mamadou Danfa. Bëhet fjal për sulmues krahu, ndërsa te FC Shkupi vjen nga skuadra e Ukrainës, Kolos Kovalivka.

20 vjeçari Danfa, ka nisur karrierën e tij te skuadra e Kasa Sports në Kamerun, ndërsa në vitn 2020 ka realizuar kalimin te skuadra e Kolosit në Ukrainë. Ka zhvilluar 3 ndeshje për kombëtaren e Senegalit U20, ndërsa ka edhe një paraqitje për kombëtaren senior të këtij vendi, në vitin 2019.

LEXO EDHE:

Back to top button