CSKA Sofje, kërkon Eminin dhe Babunskin

CSKA e Sofjes që stinorin vjeshtor në elitën e futbollit bullgar e mbylli në pozitën e dytë, po kërkon të përforcojë skuadrën në të gjitha repartet, edhe atë me futbollistë cilësor për ti dhënë fund dominimit 10-vjeçar të Ludogoretsit.

Drejtuesit e kësaj skuadre së fundit kanë kontaktuar mesfushorin shkupjan, Sefer Eminin, i cili aktualisht po luan në formë huazimi te Makedonija GJ.P nga rradhët e skuadrës ruse të Akron Toljati.

Megjithatë Emini nuk është futbollisti i vetëm nga Maqedonia, që mund ti bashkohet skuadrës së CSKA Sofjes gjatë afatit kalimtar të dimrit, pasi drejtuesit e kësaj skuadre, i kanë vënë syrin edhe Dorian Babunskit, i cili gjatë pjesës së parë të sezonit aktual, shkëlqeu me Botev Vratsa, duke realizuar 10 gola në 18 takime.

LEXO EDHE:

Back to top button