VIDEO / Shok për Bajernin, Borusia Mynshegllabahu merr 3 pikë në Munih

Bajerni nuk e nis mirë vitin 2022, pasi që bavarezët pësojnë disfatë me rezultat 2-1 në shtëpi ndaj skuadrës së Borusia Mynshengladbah. Pavarësisht se e hapën sfidën të parët, mysafirët bën një përmbysje të madhe. Robert Levandovskit i’u deshën vetëm 18 minuta për të realizuar golin e parë të vitit 2022, duke i dhënë epërsinë fillestare skuadrës së tij.

Sidoqoftë mysafirët e përmbysën rezultatin shpejtë duke realizuar dy herë brenda katër minutave. Florian Neuhaus barazoi shifrat në minutën e 27-të, përpara se mbrojtësi Stefan Lainer të kalonte në avantazh skuadrën e tij në minutën e 31-të, gol me të cilin u mbyll pjesa e parë me rezultatin 2-1.

Në pjesën e dytë vendasit bën përpjekje të madhe për ta barazuar së paku rezultatin, duke e rrezikuar disa herë portën kundërshtare, megjithatë rrjetat mbetën të paprekura.

Pavarësisht humbjes, bavarezët qëndrojnë si lider të padiskutueshëm me 43 pikë të mbledhura në 18 xhiro, teksa Mynshengladbah qëndron në pozitën e 11-të me 22 pikë të mbledhura.

LEXO EDHE:

Back to top button