Fetai e Rustemi nga ish PSP-ja dhe Shefi i PTHP-Shkup Rajçev zgjidhen për Prokurorë të lartë

Pesë prokurorë të ish Prokurorisë Speciale Publike (PSP) janë ngritur në detyrë. Prokurorët Fatime Fetai dhe Burim Rustemi janë zgjedhur për prokurorë në Prokurorinë e Lartë-Shkup. Derisa prokurorët Lile Stefanova, Artan Ajro dhe Trajçe Pelivanov janë zgjedhur për prokurorë në Prokurorinë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Për prokurorë janë kandiduar edhe prokurorë të tjerë nga ish PSP-ja, por ato nuk i zgjodhi Këshilli i Prokurorëve.

Prokuroria e Shkupit mbetet pa shef, sepse shefi aktual Sasho Rajçev sot u zgjodh për prokuror publik në Prkurorinë e Lartë-Shkup. Në këtë prokurori janë zgjedhur edhe Naum Panovski dhe Snezhana Bundallevska-Georgievska.

Në Prokurorinë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit janë zgjedhur edhe Natasha Pop-Trajkova dhe Katerina Kollareviq. Me këto zgjedhje u konfirmua lista e kandidatëve të cilët u ngritën në detyrë, a ndërkohë dje e publikoi Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button