“FIFA The BEST”, çmimi sërisht për Robert Levandovskin

“FIFA The Best 2021” shpalli më të mirët e vitit të kaluar në futboll. Robert Levandovski, sulmuesi polak i Bajernit të Munihut, u zgjodh më i miri, duke mposhtur në këtë garë dy finalistët e tjerë, Lionel Mesin dhe egjiptianin Mohamet Salah. Një “hakmarrje” e vogël e Leandovskit ndaj “Pleshtit”, që u shpall fitues i “Topit të Artë” në dhjetor. Është viti i dytë radhazi që Levandovski e fiton këtë çmim prestigjioz individual, që jepet nga FIFA.

Çmimin e trajnerit më të mirë të vitit 2021 e fitoi Tomas Tushel, i cili drejtoi Çellsi-n drejt suksesit në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur konkurrencën e Pep Guardiolës dhe Roberto Mançinit.

Kishte një çmim special edhe për Kristiano Ronaldon, për faktin që është makineri golash.

Gjithashtu u shpall edhe formacioni më i mirë i vitit, ku bie në sy rreshtimi i katër sulmuesve.

Formacioni më i mirë i vitit, rreshtimi 3-3-4:

Donaruma, Alaba, Rúben Dias, Bonuçi, Zhorzhinjo, Kanté, De Brujne, Kristiano Ronaldo, Haaland, Levandovski dhe Mesi.

Çmimin “Puskas”, për golin më të bukur të vitit 2021 e fitoi Erik Lamela. Argjentinasi u vlerësua për golin e shënuar me finte në derbin e Londrës Veriore, Tottnahm – Arnsenal. Argjentinasi mposhti konkurrencën e Mehdi Taremit të Portës dhe të Patrick Shik që e realizoi në europian.

Në kategorinë e femrave, çmimin e lojtares më të mirë e fitoi futbollistja e Barcelonës, Aleksia Puteljas.

LEXO EDHE:

Back to top button