Haradinaj për bashkimin me Shqipërinë: Serbia të mos presë kompromise për Kosovën

Kandidati për president të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kososvës,  Ramush Haradinaj ka folur serish rreth idesë së tij për një referendum për bashkim me Shqipërinë.

Ai në debat të Radio Televizionin Shtetërore të Kosovës ka thënë se bashkimi me Shqipërinë do t’i tregojë Serbisë që të mos presë kompromise për Kosovën.

“Serbia të mos presë kompromise për Kosovën dhe me idenë e bashkimit i tregojmë bashkësisë ndërkombëtare se Kosova nuk do të presë pakufi dhe se edhe Kosova ka afatet e veta kohore”, u shpreh Haradinaj.

Haradinaj nuk pret që ideja e tij për referendum për bashkim kombëtar të pritet me skepticizëm nga Bashkimi Evropian.

“Nuk janë të befasuar, pasi që edhe ata vetë e dinë se pritja duhet të ketë një afat kohor. Ky është një opsion dhe nuk pritet keq askush. Të gjithë e kuptojnë se ne duhet të kemi një finale”, tha lideri i AAK-së, duke shtuar se deri më tash nuk është kontaktuar nga askush nga BE lidhur me idenë e bashkimit me Shqipërinë në vitin 2024, nëse deri atëherë Kosova nuk do të jetë pjesë e strukturave euroatlantike.

Haradinaj ka folur edhe rreth letrës së Joe Biden drejtuar Serbisë për njohjen e Kosovës, duke thënë se presidenti i ri amerikan qysh në fillim të marrjes së detyrës së tij zyrtare dëshiron ecjen përpara të dialogut, në mënyrë që ky proces të përfundojë me njohje reciproke.

LEXO EDHE:

Back to top button