Ajling siguron medaljen e artë për Kinën

" "

Ajlin Gu Ajling, një nga yjet më të mëdhenj të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit në skijim stil të lirë, arkëtoi edhe medaljen e dytë të artë.

Pas triumfit në “Big Air”, Ajling fitoi medaljen e artë në disiplinën “halfpajp”. Garuesja që mbron ngjyrat e Kinës, arriti deri te medalja e artë, pas garës së dytë për të cilin mori 95.25 pikë.

Medaljet e argjendit dhe ajo e bronzit i takoi garuesve nga Kanadaja, Kejsi Sharp dhe Rakell Karker.

LEXO EDHE:

Back to top button