Emir Sahiti, në të ardhmen do të vesh fanellën e Kosovës

Futbollisti i Hajdukut të Splitit, Emir Sahiti ka vendosur që t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës. Pas takimit me presidentin e FFK-së, Agim Ademin, anësori i Hajdukut, firmosi dokumentet për t’u paraqitur në fanellën e “Dardanëve”. Sahiti u shpreh i lumtur që po i jepet mundësia që ta japë kontributin e tij për Kombëtaren e Kosovës, teksa theksoi se do të vazhdojë të punojë me përkushtim dhe të japë maksimumin qoftë në fanellën e klubit të tij, e në të ardhmen edhe në fanellën e “Dardanëve”.

Kujtomë se Sahiti në këtë edicion ka luajtur në 18 ndeshje me Hajdukun, duke qenë ndër lojtarët më të mirë të skuadrës, teksa ka kontribuuar me 2 gola dhe 2 asiste.

Emir Sahiti në të kaluarën ka luajtur për ekipin Kombëtar të Shpresave të Shqipërisë, kurse tani dëshira e tij është që ta përfaqësojë Kosovën.

LEXO EDHE:

Back to top button