" "
Skuadra e Barcelonës ka vendosur të largohet përfundimisht nga gara për mesfushorin e AC Milanit, Frenk Kesi. Mesfushori i Bregut të Fildishtë do bëhet agjent i lirë në verë, pasi kontrata do t’i skadojë në verë.
Barcelona ishte favorit për nënshkrimin me Kesi, por raportohet se ky i fundit ka refuzuar një ofertë të katalunasve. Barcelona thuhet se i kishte ofruar 5 milionë euro për vit, por që kërkesat e Kesi janë ende më të larta, andaj ky i fundit ka refuzuar këtë propozim. Kësisoj, gjiganti blaugranas ka vendosur përfundimisht të largohet nga kjo garë.








