Qeveria dorëzon në Kuvend ndryshimet në Ligjin për përgjegjësinë civile

Gazetar: Igor Stefanovski

“Mendimi negativ” i kontestuar është fshirë nga Ligji i propozuar, për përgjegjësinë civile për fyerje dhe shpifje. Qeveria në seancën e mbrëmshme ka marrë një konkluzion të tillë dhe në Kuvend ka dorëzuar ligjin e ri të propozuar pa fjalën “mendim negativ”.

“Me atë ndryshim, neni 6 i ligjit të propozuar thotë: “Për fyerje përgjigjet ai i cili me qëllim përçmimi, me deklaratë, sjellje, publikim ose në një mënyrë ndryshe do të shpreh për dikë tjetër, me identitet të përcaktuar ose të dukshëm, një mendim poshtërues ose nënçmues, me të cilin cenohet nderi dhe reputacioni i tij”, njoftojnë nga Qeveria.

Propozues i ligjit është Qeveria, përkatësisht Ministria e drejtësisë. Ata thanë se e mbështesin liritë e gazetarëve.

“Ministria e drejtësisë mbështet plotësisht liritë dhe të drejtat e gazetarëve dhe miraton të gjitha ligjet së bashku me shoqatat, në interes të informimit objektiv dhe të lirë”, thonë nga Ministria e drejtësisë.

Ligji parashikon mbrojtjen e gazetarit si autor për fyerje nëse vërteton se publikimi është porositur nga redaktori dhe as nuk do të jetë përgjegjës për fyerjen në titull, nëntitull apo për publikimin e fotografive si shtesë në tekst./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button