Mediat: Punë e kryer, Kavani te Barcelona

Reprezentuesi i Uruguait, Edison Kavani dëshiron të largohet nga Man. Junajte në afatin kalimtar të dimrit. Një situatë e tillë dëshiron të përfitojë Barcelona, ​​e cila po kërkon përforcime në sulm, pas tërheqjes së Serhio Agueros.

Kavani është i vetëdijshëm se statusi i tij në skuadër nuk do të ndryshojë as pas ardhjes së Ralf Rangnikut dhe dëshiron të kalojë te Barcelona. Të dhënat e fundit nga mediat spanjolle raportojnë se Barcelona dhe Kavani janë afër marrëveshjes. Katalanasit i ofruan kontratë deri në fund të sezonit me të cilën do të fitonte 3.5 milionë euro dhe 1 milion në bonuse.

LEXO EDHE:

Back to top button