" "
Sylvia Pope nga Britania e Madhe, ka thyer rekordin botëror Guiness për koleksionimin e më shumë stolive për Krishtlindje.
Në tavanin e shtëpisë së saj ajo ka varur 1760 topa me motive të vitit të ri, ku secila prej tyre janë të veçanta dhe të pa përsëritshme në dizajn. Zonja Pope është 79 vjecare ndërkaq dekorimin e shtëpisë me stoli të vitit të ri ka filluar ta rregullojë në shtator. Koleksioni i stolive përfshin një gamë të gjerë zbukurimesh nga e gjithë bota, nga udhëtimet e paharrueshme të saj në Londër, Macy’s në Nju Jork dhe nga dyqanet e saj lokale në Swansea. Ajo shpreson që deri në fundvit të gjej stoli edhe më të veçanta dhe numrin e tyre ta çojë në 2000./Alsat.mk








