Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e çerdhes në Komunë të Tearcës

Është nënshkruar sot kontrata për fillimin e punimeve ndërtimore për çerdhen në Komunën e Tearcës, e cila është komunë e vetme, që deri më tani, nuk ka pasur çerdhe. Projekti do të realizohet me fonde të Bashkimit Evropian dhe kap vlerën prej një milion eurove. Çerdhja do të përdoret edhe nga fshatrat e tjerë, andaj edhe ndërtohet rreth rrugës kryesore. Kapaciteti i çerdhes do të jetë 2100 metra katrore, apo për rreth 170 fëmijë, shkruan Alsat.

“Kapaciteti për fëmijët që do vendosen është rreth 170 fëmijë dhe kjo do të shërbej jo vetëm për komunën e Tearcës e cila ka privilegj për të pasur në territorin e saj, por edhe gjitha vendbanimet tjera që gravitojnë rreth magjistrales së komunës së Tearcës. Çerdhja e parë dhe është kërkesë e kamotshme e gjithë qytetarëve që duan të akomodojnë fëmijët nga mosha zero deri në gjashtë vjeçare”, deklaroi Nuhi Neziri, Kryetar i Komunës së Tearcës./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button