Verstapeni ndryshon numrin e makinës në sezonin e ri

Kampioni aktual i Formula 1, Maks Verstapen, ka vendosur të ndryshojë numrin e makinës së tij “Red Bull” nga sezoni i ardhshëm. Dhe Verstapeni ka vendosur që në vend të numrit aktual 33, të ndryshojë atë në numrin 1.  24-vjeçari fitoi betejën dramatike me Luis Hamiltonin dhe festoi një fitore të madhe në garën e fundit në “Abu Dabi”.

Hamiltoni qëndroi në numrin “44”, ndonëse në karrierën e tij fitoi shtatë tituj kampion. Megjithatë këtë vit ka mbetur më e shkurtër në “luftën” me rivalin nga Holanda.

Sezoni i ri F1 do të nis në mars të vitit 2022 dhe janë planifikuar 23 gara, ndërsa fundi do të jetë sërish në pistën “Jas Marina” në Abu Dhabi.

LEXO EDHE:

Back to top button