Interi kalon në çerekfinale, Bajrami shënon për Empolin

Skuadra e Interit më shumë vështirësi ka siguruar kualifikimin në çerekfinale, duke eliminuar skuadrën e  Empolit, pas kohës shtesë, pran rezultatit 3-2, pasi që ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me barazim 2-2.

Aleksis Sançez realizoi me kokë pas një harkimi të Dumfries për t’i dhënë epërsinë Interit pas vetëm 13 minutave lojë. Empoli u këndell në pjesën e dytë, duke shënuar dy here. Ishte mesfushori shqiptar Nedim Bajrami që realizoi gol të bukur pas një asistimi të Asllanit për të barazuar rezultatin (61′). Ndërsa, një autogol i Radu (76′) ndikoi që mysafirët të rikthejnë serish avantazhin.

Inter nuk u dorëzua dhe arriti të shënoi në kohën shtesë përmes Ranokia-s që realizoi një eurogol (90+2), duke dërguar ndeshjen në kohë shtesë.

“Neurazzurët” dominuan në kohën shtesë dhe golin e kualifikimit e shënoi Sensi nga distanca pas një pasimi të Sançezit në minutën e 105-të.

LEXO EDHE:

Back to top button