Ja ku do të mbahen bisedimet mes Athinës dhe Ankaras

Rikthimi i Athinës dhe Ankarasë në bisedime, pas disa vitesh ndërprerje, do të ndodhë në janar edhe atë në Tiranë. Ministri i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, i bëri Greqisë një ofertë zyrtare për të rifilluar bisedimet mbi pretendimet e tyre në mesdhe. Kjo u bë e ditur nga ministri I jashtëm turk në një konferencë për shtyp. Ai tha se shpreson që Greqia do të mos e refuzojë ofertën dhe bisedimet të rifillojnë brenda këtij muaji. Ankaraja dhe Athina, të dyja anëtare të NATO-s, nuk janë në një mendje për sa i takon shtrirjes së shelfit të tyre kontinental në mesdhe dhe çështje të tjera detare. Të dyja vendet kanë zhvilluar rreth 60 raunde bisedimesh, deri në 2016, kur ato u ndërprenë. Tensionet u ndezën vitin e shkuar kur Ankaraja nisi një anije eksploruese në ujërat që pretendohen edhe nga Greqia, pavarësisht se tani anija është kthyer në portet turke.

LEXO EDHE:

Back to top button