Lejkers, i gëzohet fitores së parë pas 3 humbjeve

Skuadra e Los Anxhelos Lejkers , ndaloi serinë e tre disfatave radhazi  duke triumfuar në terrenin e Juta Xhazit me rezultat 101-95. LeBron Xhejms shënoi 25 pikë dhe Stenli Xhonson shtoi 15 pikë të tjera në fitoren e parë pas tre ndeshjeve të humbura. Rassel Uestbruk gjithashtu ishte në formë të mirë duke shënuar 15 pikë, me Lejkersat që morën fitoren e parë që nga 7 janari. Sa i përket Juta Xhazit, më i miri ishte Rudi Gobert me 19 pikë dhe 16 kërcime, derisa Majk Konli shtoi edhe 20 pikë.

Në përballjet e tjera, Atlanta mundi Milluokin me rezultat 121-114, Majami ishte më i mirë se Toronto pran rezultatit 104-99, ndërsa Dallai mundi Oklahoma Sitin me rezultat të ngushtë 104-102. Ndërkohë Feniksi dhe Portlandi, shënuan fitore në terrenin vendas ndaj San Atonios (121-107) dhe Orlando Mexhikut (98-88).

LEXO EDHE:

Back to top button