Maturantët, afër marrëveshjes me MASH

Në debatin publik në klubin e çështjeve dhe politikave të të rinjve në Kuvend u debatua për maturën shtetërore. Një ndër propozimet që doli nga ky debat është që maturantët t’i nënshtrohen dy provimeve eksterne, ndërsa të kenë dy lëndë interne, nota mesatare e të cilave do të përllogaritet nga rezultati i katër viteve mësim. Propozimi i dytë ishte që  maturantët të hyjnë në provim për 4 lëndë me program të shkurtuar. Të shtunën do të dihet nëse do të ketë marrëveshje përfundimtare për ndonjërin nga këto dy propozime.

“Diskutojmë propozimin që të kemi dy lëndë eksterne për të dhënë provim, por edhe dy provime internet, do të duhet të shkruhet nota mesatare e 4 viteve të shkollës së mesme. Do të diskutohet në Union dhe nëse pranohet, ne do të dërgojmë arsyetim me shkrim deri në Qeveri dhe deri në Kuvend për t’i informuar se cili do të jetë qëndrimi ynë final rreth kësaj. Mendoj se deri nesër duhet të kemi veçmë një qëndrim përfundimtar”, tha Blendi Hodai- Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme.

Se duhet gjetur një kompromis sot ishte edhe qëndrimi i MASH. Hodai, tha se kompromisi mes palëve të prekura do të evitonte hapat më radikal si vendosja e tendave para Ministrisë së Arsimit. Që nga gjysmë vjetori i dytë maturantët kërkojnë që në provimin e maturës të ju hiqen dy nga katër lëndët që përfshin provimi shtetëror. MASH fillimisht kishte qëndrimin se për një ndryshim të tillë duhet kohë, dhe se tani është vonë për realizimin e saj. Maturantët bojkotuan mësimin, por më pas u tërhoqën nga ky bojkot me shpresën se do të gjendet një zgjidhje, duke u caktuar afat institucioneve. Matura shtetërore ka tre afate. Afati i parë është në fund të muajit Maj, afati i dytë në Qershor ndërsa i treti në Gusht.

Evi Shkopi

LEXO EDHE:

Back to top button