Me një sërë sëmundjesh dhe pa pension, Fondi pretendon se nuk posedon dokumente

Miki Trajkovski

64 vjeçari Kadri Asani, nga fshati Zagraçan i Strugës thotë se ka më shumë se një vit që endet nëpër institucione në përpjekje për të marrë pension invalidor. Tashmë shtatë vjet jeton në karrocë me rrota, pasi të dyja këmbët nuk i funksionojnë. Ai vuan edhe nga diabeti. Shkon në dializë dy herë në javë dhe ka dy bajpase në këmbën e majtë dhe të djathtë.

Kadriu thotë se është refuzuar disa herë nga komisioni, që miraton pensionet e invaliditetit. Arsyetimi prej andej, thotë ai, ishte se nuk kishte dokumentin origjinal për dy bajpasat. Që atëherë kanë kaluar më shumë se 10 vjet.

Kadriu gjithashtu tregon se shtatë vjet ka punuar në Zvicër dhe katër vjet në Maqedoni. Ai ka blerë stazhin e nevojshme të punës për të plotësuar minimumin ligjor prej 12 vitesh për të aplikuar për pension invaliditeti. Mirëpo, nga Fondi i Sigurimeve Pensionale dhe Invalidore thonë se rasti nuk është zgjidhur pasi kanë pritur që Asani të dorëzojë dokumentacionin origjinal mjekësor, të vulosur dhe të nënshkruar nga mjeku.

“Pa dokumentacion origjinal, Komisioni nuk mund të japë mendim pozitiv…”, tha Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor.

Gjithashtu, Fondi pretendon se Asani nuk kishte stazh të mjaftueshëm për të përfituar pension invaliditeti në vend, për të cilin u deshën minimumi 12 vjet. Sipas tyre, ai ishte i regjistruar si i punësuar dhe njëkohësisht i siguruar në Maqedoni dhe Zvicër, dhe kishte përputhje në të dyja vendet./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button