Deçan, iu dha lamtumira e fundit 2 nxënësve

Iu dha lamtumira e fundit vajzës dhe djalit 17-vjeç që u vranë me kallashnikov në autobus teksa po ktheheshin nga shkolla në fshatin Gllogjan të Deçanit. Ndërkohë hetimet janë duke vazhduar. Autoritetet në Kosovë thonë se kanë dy apo tri pista që po hetohen lidhur me vrasjen e trefishtë që ndodhi më 26 nëntor. Megjithatë Akoma nuk dihet motivi lidhur me sulmin me armë zjarri ndaj një autobusi, me ç’rast u vranë shoferi dhe dy nxënës. Ndërkaq, edhe një nxënës mbeti i plagosur. Gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme. Një ditë më parë në Deçan, 90 kilometra nga Prishtina, qytetarët ndezën qirinj për të nderuar viktimat e sulmit.

LEXO EDHE:

Back to top button