Mickoski: LSDM-ja të zbuloj emrin e deputetit të 61-të

Adrian Kerimi

Lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare, për t’i dhënë fund siç thotë ai pushtetit të korruptuar LSDM-BDI. Mickoski shton se Qeveria aktuale nuk përfaqëson shumicën e popullit.

“Kjo Qeveri jo kredibile LSDM-BDI e zgjeruar ose e zvogëluar duhet sa më shpejtë të ikë dhe të organizohen zgjedhje të parakohshme parlamentare sepse shumica e popullit maqedonas është i frustruar, shumica e popullit maqedonas nuk është e përfaqësuar në Qeveri, sepse shumica e popullit maqedonas në zgjedhjet lokale i dhanë legjitimitetin VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit”, tha Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Nga Qeveria kërkon që të tregojë emrin e deputetit të 61-të të cilin LSDM-ja e paralajmëron tash e sa ditë.

“Kush është emri i deputetit 61 pyesni në LSDM, pyesni në Qeveri dhe në BDI, pyesni kush është ai. Metodat i pamë të gjithë të cilat ngjasojnë me ngjarje të padëshiruara nga Lindja e Afërt”, tha Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Zgjedhjet brenda partiake të LSDM-së të thirrura për një ditë me Kongresin e VMRO-DPMNE-së, Mickoski i cilësoi se mungesë të korrektësisë politike. Ndërkohë, Alternativës i bëri thirrje që gjatë negociatave për tu bërë pjesë e shumicës, të ketë parasysh krimin dhe korrupsionin në të cilin është përfshirë pushteti LSDM-BDI./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button