Varianti i ri i virusit Korona mbërrin në shumë shtete të Evropës

Vjollca Aliti

Edhe pse varianti i ri “Omikron” shihet si kërcënim i madh, ekspertët thonë se kjo gjë pritet të dëshmohet nga studimet reale pas një numri të lartë të infektimeve. Pavarësisht se mutacioni i fundit shihet si shumë serioz, studimet e para të bëra në Izrael tregojnë se personat të cilët do të infektohen nga ky variant, do të kenë pasqyrë më të lehtë klinike. Imunologu Aleksandar Petlickovski tha për ALSAT se Maqedonia nuk ka nevojë urgjente për vendosjen e kufizimeve marrë parasysh numrin e lartë e të vaksinuarve në Evropë.

“Varianti “Omikron” është njëri nga shumë llojet e virusit të cilat pritet të paraqiten. Pritet që më lehtë të infektojë njerëzit, dhe do përhapet më lehtë, por kjo është vetëm në kuadër të pritshmërive. Për momentin nuk kemi të dhëna shumë të qarta nëse pritshmëritë do ndodhin në realitet. Ky variant i virusit është i rëndësishëm sepse mbart mutacione të cilat teorikisht mund të paraqesin kërcënim dhe se ri-infektimet tek të vaksinuarit të jenë më të shpeshta”, tha Aleksandar Petlickovski, Drejtor i Institutit të Imunologjisë – Shkup.

Ekspertët presin që vaksinat të cilat tani janë në dispozicion kundër virusit korona, të tregojnë mbrojtje edhe ndaj variantit më të ri.

Vaksinat të cilat tani janë në qarkullim, e që i shfrytëzojmë nuk ishin të menduara as kundër variantit Dellta. Ata u krijuan për variantin origjinal të virusit SARS Cov2 por treguan se edhe për varantin Dellta kanë efikasitet shumë të mirë.

Parashikoj se e njëjta do të ndodhë edhe me variantin e ri Omikron. Paraqitja e mutacioneve të reja lidhet me përqindjen e imunizimit të popullatës. Ne si vend me përfshirje të ulët të të vaksinuarve lëmë hapësirë që virusi të shumohet dhe automatikisht për tu paraqitur variante të reja. Vaksinimi mund të parandalojë paraqitjen e varianteve të reja të virusit”, u shpreh Aleksandar Petlickovski, Drejtor i Institutit të Imunologjisë – Shkup.

OBSH e ka cilësuar si “shqetësues” llojin e ri, ndërkaq ai tanimë ka arritur në disa shtete të Evropës përfshirë Gjermaninë, Holandën, Britaninë e Italinë. Shumë vende tanimë kanë vendosur dhe masa restriktive, si kufizimin e lëvizjes për personat që vijnë nga Afrika Jugore, nga ku e ka dhe origjinën ky mutacion. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button