Ndombele nga Totenhami drejt Romës, Murinjo fillon me telefonata

Mesfushori francez Tangaj Ndombélé, është i destinuar të largohet së shpejti nga Totenhami, me trajnerin Antonio Konte plotësisht i pakënaqur nga lojtari pas muajve të tij të parë në krye të skuadrës londineze. Kjo lëvizje mund të shfrytëzojë trajner i AS Roma, Hoze Murinjo.

Siç raportohet nga ‘Telefoot’, Mourinjo personalisht ka folur me Ndombélén në telefon kohët e fundit për t’u përpjekur ta bind atë për një lëvizje te Roma, duke besuar se francezi mund të jetë njeriu i përsosur për të përforcuar mesfushën e tij.

Totenham e vlerëson mesfushorin 25-vjeçar me rreth 30 milionë euro, por ‘Giallorossi’ mund të kërkojnë një marrëveshje huazimi me një opsion blerjeje. Ata gjithashtu mund të kërkojnë transferimin në formë të disa ratave, një formulë e ngjashme u përdor për të nënshkruar me Tamu Abraham nga Çellsi. 25-vjeçari Ndombélé, i cili ka kontratë me Spurs deri në vitin 2025, ka bërë 16 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, për një total prej 886 minutash. Në atë kohë ai ka shënuar dy gola dhe ka dhënë një asist.

LEXO EDHE:

Back to top button