Pendarovski pajtohet pjesërisht me Petkovin: Të mos flasim vetëm për historinë

Për presidentin Stevo Pendarovski është i pranueshëm propozimi i kryeministrit të sapo-zgjedhur bullgar, Kiril Petkov, që historia të mos jetë fokusi i vetëm i bisedimeve, por mendon se periudha e paralajmëruar prej gjashtë muajsh për tejkalimin e mosmarrëveshjes është e gjatë sepse, siç u shpreh ai mosmarrëveshja mund të zgjidhet shumë më shpejt.

“Për mua është e pranueshme qasja e kryeministrit të ri bullgar, i cili thekson që historia të mos jetë i vetmi kanal përmes të cilit ne, si dy vende fqinje, komunikojmë. Le të flasim për infrastrukturën, energjinë, ekonominë, tregtinë, integrimin evropian, të drejtat dhe liritë e njeriut, por sigurisht jo për atë që ndodhi 3 apo 5 shekuj më parë. Është një qasje moderne që unë e mbështes. Sigurisht, nuk e mbështes afatin gjashtëmujor. Mendoj se problemi mes nesh mund të zgjidhet në një periudhë shumë më të shkurtër kohore”, tha Pendarovski.

LEXO EDHE:

Back to top button