Osmani: BE-ja nuk mbajti premtimin për liberalizimin e vizave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë që BE-ja ende nuk e ka mbajtur premtimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Osmani në një mbledhje të përbashkët me presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski e ka falënderuar për përkrahjen që i ka dhënë Kosovës, lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave.

“Përkundër faktit që Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, Bashkimi Evropian ende nuk e ka mbajtur premtimin. Në këtë kontekst, dua ta falënderoj Pendarovskin që ka qenë zë i qartë pro procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën, si shtet fqinj”, deklaroi Vjosa Osmani, presidente e Kosovës.

Osmani më tej ka shtuar se Kosova Maqedoninë e Veriut nuk e sheh vetëm si shtet fqinj, por edhe partner në shumë procese.
“Kosova dhe Maqedonia kanë interesa të njëjta strategjike sa i përket integrimeve. Procesi i integrimeve mbetet prioritet mbi prioritetet”, ka thënë Osmani.

LEXO EDHE:

Back to top button