Reformat në gjyqësor dhe sundimi i së drejtës vetëm në letër

Gazetar: Igor Stefanovski

Ligje ka, por nuk zbatohen në tërësi- ky është konkluzioni i Këshillit të BE-së për pjesën e gjyqësorit dhe sundimin e të së drejtës, shkruan Alsat.

“Pavarësia, profesionalizmi dhe paanshmëria e sistemit gjyqësor duhet të sigurohet, duke e mbindërtuar tashmë përparimin e arritur”, thuhet në Konkluzionet e Këshillit të BE-së.
Sipas ish gjykatëses në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Margarita Caca Nikollovska, përparimi për sundimin e të drejtës ka të bëjë me ligjet e miratuara, por tani duhet të punohet në zbatimin e zgjidhjeve ligjore. Dhe, ky është roli i institucioneve të pushtetit ekzekutiv e deri tek gjykata- shprehet Nikollovska.

“Problematike është zbatimi i gjithë këtij legjislacioni në praktikë dhe tani e tutje këtë duhet ta bëjë shteti dhe ata që e monitorojnë këtë proces, duhet të përfshihen në përcaktimin nëse zbatohen ligjet e miratuara dhe aktet nënligjore në mënyrë të përshtatshme, do të thotë, nëse të njëjtat akte mundësojnë sundimi i të së drejtës të zbatohet në praktikë”, deklaroi Margarita Caca Nikollovska- gjykatëse.

Zëvendësministri i drejtësisë, Agim Nuhiu, vetëm pak ditë më parë në një prononcim për Alsat tha se reforma në sistemin gjyqësor ka dështuar, sepse pritjet nga zbatimi i vetingut nuk janë në nivelin e kërkuar. Bëri thirrje për vetting më të rreptë.

Nuhiu vlerëson se nevojitet strategji e re reformuese që do të jetë për menaxhim objektiv të hetimeve dhe aktvendimeve gjyqësore./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button