Masat e reja antiCOVID në Kosovë krijojnë huti te qytetarët në kufi  

Gazetar: Mefail Ismaili

Pas shtrëngimit të masave anktiCOVID nga autoritetet në Kosovë për të hyrë në këtë shtet, është ulur dukshëm numri i qytetarëve nga vendi që udhëtojnë drejt shtetit fqinj, shkruan Alsat.

https://www.youtube.com/watch?v=rGJqP686Y28&feature=youtu.be

“Nga 6 dhjetori, Republika e Kosovës ka vendosur masa të reja anti-kovid për të gjithë shtetasit e huaj të cilët dëshirojnë të hyjnë në Kosovë”.

“Numri i udhëtareve që nga gjashtë dhjetori deri më tash kemi vërejtur një ulje deri më 20% më pak të lëvizjes së udhëtarëve pasi siç dihet kushtet janë më rigoroze dhe jo të gjithë qytetarët i plotësojnë kushtet për të hyrë në Republikën e Kosovës”, tha Besim Asani, komandant i pikës kufitare Bllacë.

Për momentin për të hyrë në Kosovë qytetarët duhet të posedojë Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë (me dy doza) kundër COVID-19; Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin me një dozë, jo më e vjetër se katër javë, bashkë me testin PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 48 orë; ose Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin me një dozë bashkë me dëshminë se personi ka kaluar COVID-19.

Megjithatë ditë më parë Kosova miratoi edhe masa të reja akoma më rigoroze. Ndonëse ato do të hyjnë në fuqi nga 3 janari, tashmë është krijuar huti te qytetarët pasi policia kufitare kërkon dëshmi për vaksinim të plotë e që nuk është kusht tani. Qytetarët të cilët i takuam thonë se janë ta vaksinuar andaj edhe po kalojnë kufirin.

“Po, po, i kam të dy vaksinat, po. A keni pasur ndonjë problem deri më tani? Jo, nuk kam pasur problem, vaksinat i kam qe 4 muaj”, u shpreh një qytetar.

“Krejt i kemi vaksinat krejt…. një është si çdo herë”, tha një tjetër qytetar.

Nga 3 janari 2022 për të gjithë personat që hyjnë në Republikën e Kosovës do të vlejë vetëm dëshmia për vaksinim të plotë me dy doza. / Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button