Rikthehet i ftohti dhe reshjet, njihuni me parashikimin e motit për sot

Moti në vend do të jetë me vranësira, i ftohtë dhe me erë dhe reshje dëbore, me intensitet të shtuar gjatë  pasdites dhe gjatë orëve të natës, posaçërisht në pjesët jugperëndimore.

- Advertisment -

Deri në fund të ditës, shtresa e dëborës do të formohet kudo në vend ndërsa në pjesët jugperëndimore nga këto reshje dëbore do të tejkalojë 20 centimetra. Në male shtresa e dëborës do të rritet.

Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga veriu, më e theksuar në rrjedhën e sipërme të Vardarit. Temperatura minimale do të jetë në interval nga -10 deri në -4, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë nga -5 deri në 1 gradë Celsius.

Në Shkup mot i ngjashëm me temperaturë minimale deri në -6, ndërsa temperaturë maksimale deri në -1 gradë Celsius.

LEXO EDHE:

Back to top button