Zëri para Gjikos ja uroi Shën Valentinin Elitës

Elita Rudi dhe Gjiko janë bërë prindër për herë të parë në shkurt të 2019-tës. Ata u bekuan me një djalë, që e pagëzuan me emrin Zëri. Për pak ditë vogëlushi do të festojë 2-vjetorin e lindjes dhe tashmë është bërë një çun i madh!

- Advertisment -

Aq i madh, sa i bën i pari dhuratë të ëmës për Shën Valentin!

Duke qenë se ka filluar kopshtin, Zëri i ka përgatitur me ndihmën e edukatoreve një kartolinë dashurie mami Elitës, të cilën e kanë ndarë gjithashtu edhe me ndjekësit në InstaStory.

“Gëzuar ditën e Shën Valentinit mami, të dua”- ka shkruar Zëri dhe kjo në fakt është dhurata e parë që ai i bën Elitës!

Elita është në pritje të fëmijës së saj të dytë dhe tashmë po shkon drejt fundit të pritjes së ëmbël. Ajo ka treguar se kjo shtatzëni erdhi e papritur për të, pasi ajo dhe Gjiko nuk e kishin planifikuar që fëmija tjetër të vinte kaq shpejt në jetë. Këtë herë çifti i njohur do të bekohen me një vajzë dhe ata kanë treguar se po e presin me padurim.

Ndërkohë Elita ka marrë edhe një pushim nga televizioni për shkak të pritjes së ëmbël. Në fakt, e ftuar në “5 data” ajo tregoi se sapo ishte stabilizuar me punën e saj kur mësoi për shtatzëninë e dytë, por shtoi se për familjen i sakrifikon të gjitha, madje edhe punën. Elita iu rikthye ekranit 1 vit pas lindjes së Zërit dhe me siguri duhet të presim edhe të paktën një vit tjetër që ta shohim sërish në krye të ndonjë emisioni.

LEXO EDHE:

Back to top button