Tani edhe një palë e tretë e përfshirë në kujdestarinë e Britney Spears, babai i saj nuk është i vetmi

“New York Times” publikoi së fundmi një dokumentar për jetën e Britney Spears dhe jetën e saj të kontrolluar, dokumentar i cili u quajt “Framing Britney Spears”.

Dokumentari trajtonte jetën e këngëtares nga fama, problemet me drogën dhe marrëdhëniet e ndryshme, e deri te kujdestaria e të atit, Jamie Spears.

Bota u shokua nga fakti që në moshën 26 vjeçare, Spears ishte vendosur nën një kontroll që zakonisht i vendoset të moshuarve ose personave të paaftë fizikisht ose mendërisht për të marrë vendime.

Pavarësisht kontrollit të madh për të cilin s’dinte gjë askush, Britney ia doli të kishte një karrierë të shkëlqyer dhe të performonte me sukses në shumë turne. Gjithashtu, këngët e saj kanë qenë prej kohësh më të pëlqyerat.

Mirëpo, lajmi i mirë është se Jamie s’do të jetë personi i vetëm në kujdestarinë e Britney-t, të paktën përsa i përket financave të saj.

Në seancën e fundit gjyqësore është diskutuar që babai i këngëtares të diskutojë me kompaninë e shërbimeve financiare për çdo vendim që do të marrë për financat e Britney-t.

Pra, të ardhurat e saj do të jenë gjithashtu në mbikqyrjen e një pale të tretë.

LEXO EDHE:

Back to top button