Rreth 3 mijë kandidat për polic për gjithsej 660 vende të lira

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se në konkursin e fundit për regrutimin e policëve të rinj janë paraqitur 2964 kandidatë për gjithsej 660 vende të lira, transmeton Alsat. Spasovski informoi se 2365 kandidatë janë meshkuj kurse 599 femra.

“Të gjithë kandidatët do të kalojnë fillimisht testin fizik pastaj testin psikik, testimin e njohurive përmes provimit për njohuri të përgjithshme dhe në fund do të realizohen kontrolle të sigurisë dhe shëndetit”, tha Spasovski.

Ndryshe, konkursi ishte shpallur në fund të muajit dhjetor gjatë vitit të kaluar, ndërsa sipas ministrit Spasovski i gjithë procesi i seleksionimit pritet të përfundojë në fund të muajit mars ose në fillim të muajit prill.

LEXO EDHE:

Back to top button