Shevçenko, dritë jeshile për qendërmbrojtësin shqiptarë

Skuadra e Xhenoas, ka filluar që të përgatitet për ndeshjen e së mërkurës në mbrëmje kundër Milanit. Një ndeshje që në mënyrë të pashmangshme do të ketë një shije tjetër për Andrij Shevçenkon, i cili shkroi faqe të pashlyeshme të historisë te “kuqezinjtë”.

“Çfarë do të përfaqësojë për mua? Nuk kam pasur kohe për të menduar ende për ndeshjen ndaj Milanit. Sigurisht që do të jetë një ndeshje e veçantë,” tha trajneri ukrainas pas barazimit ndaj Udinezes.

Ndërkohë sipas “TMË”, Xhenoa ka filluar projektin e angazhimit të futbollistëve të rinj, ndërsa në mesin e profileve të analizuara është edhe shqiptari Mirlind Kryeziu, qendërmbrojtësi i Cyrihut.

“Kuqeblutë” e shohin si transferimin e mundshëm të lirë, duke pasur parasysh se kontrata e tij skadon më 30 qershor.

LEXO EDHE:

Back to top button