Katastrofë ekologjike në kanalin e Studençishtës

Vendbanimi i  dikurshëm i alburnusit të Ohrit, krapit, por edhe llojeve të tjera të peshqve, kanali i Studençishtës në Ohër, shpesh noton në naftë dhe vaj. Ato rrjedhin nga objektet e shumta lundruese që janë parkuar këtu, si dhe lloje të tjera mbetjesh që derdhen dhe përfundojnë në fund të liqenit. Për shkak të kësaj situate, sasia e peshkut këtu është në rënie. Peshkatarët sportivë kërkojnë që të gjitha mjetet lundruese të zhvendosen dhe shteti të ndërtojë një marinë të re.

“Të gjitha këto skafe dhe ju e dini që nuk ka pompë karburanti në kanal, dhe të gjithë ata bëjnë derdhjen e karburantit nga bidonë dhe nuk mund të mos pikojë. Sidomos kur i nxjerrin nga uji. Normalisht ajo që pikon, mbetet, rrjedh brenda, pastaj i lajnë dhe e gjitha shkon në kanal, dhe e shihni vetë se ka njolla të caktuara”, thotë Dimçe Majkoski, nga Shoqata e peshkimit “Sveti Apostol Petar”

Dikur në kanalin Studençishtës kishte disa tonë peshq alburnus, për të cilët kjo pjesë e bregut të liqenit është vend i kalimit të dimrit.

“Kanali është një katastrofë. Ky vend që ekziston prej miliona vitesh, arritëm ta shkatërrojmë. Këto mjete lundruese duhet të hiqen urgjentisht nga këtu. Nëse nuk ka marinë, të paktën në dimër, kur peshqit hyjnë këtu për dimër, nga shtatori në prill, të largohen nga këtu, të paktën që të hyjnë peshqit”, tha Radovan Dimitrieski, peshkatar sportiv

“Në dy vitet e fundit shumë pak peshq kanë hyrë në kanal. Ne nuk kemi pasur aspak peshk në kanal, për dy dimrat e fundit”, tha Majkoski.

Në të kaluarën, këtu zhvilloheshin gara të shumta peshkimi dhe çdo ditë shiheshin nga 500 deri në 700 peshkatarë, por kjo nuk është më kështu, sepse stoku i peshkut është në gjendje katastrofike. Përveç kësaj, kanali nuk është pastruar për më shumë se 20 vjet.

LEXO EDHE:

Back to top button