Shkup, brenda 24 orëve sanksionohen 320 shoferë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se policia e trafikut ka sanksionuar 320 shoferë në territorin e Shkupit gjatë 24 orëve të fundit. Për vozitje pa patentë shoferi janë sanksionuar 26 persona, 20 për vozitje nën ndikim të alkoolit, 29 për përdorim të celularit gjatë vozitjes. janë shqiptuar tetë gjoba për kalim në semafor të mbyllur, 67 për mosrespektim të shpejtësisë dhe 75 për parkim të parregullt.

LEXO EDHE:

Back to top button