Policia e Kosovës me detaje të tjera për vrasjen në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të tjera në lidhje me vrasjen e mbrëmshme në rrugën “Bilsim Bajgora” në Mitrovicë. Sipas policisë, dy të dyshuar meshkuj kanë qëlluar me armë ndaj tre personave të tjerë ku fatkeqësisht njëri prej tyre nuk iu ka mbijetuar plagëve të marra.

“Është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë e kanë qëlluar me armë zjarri tri viktimat meshkuj kosovarë. Dy prej tyre janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor ndërsa personi tjetër ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor i Spitalit Rajonal Mitrovicë. Njësit relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është vërejtur se dy vetura janë të dëmtuara nga predhat e shkrepjes së armës. Të dyshuarit gjenden në arrati”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO EDHE:

Back to top button