Në repartet infektive po trajtohen 349 pacientë të dyshuar ose të diagnostikuar me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar raportin ditor në lidhje me numrin e pacientëve me Covid-19 që po trajtohen në repartet infektive në vend. Sipas statistikave të fundit gjithsej 349 pacientë të dyshuar ose të diagnostikuar me Covid-19 po marrin trajtim në repartet infektive, transmeton Alsat.

Në Manastir po trajtohen 18 pacientë, në Shtip 36 pacientë. Në Klinikën Infektive në Tetovë ka 25 pacientë të diagnostikuar ose të dyshuar me Covid-19, në Veles ka 30 pacientë, Kumanovë 45, Strugë 17.

Në spitalin e Strumicë janë shtruar 22 pacientë, në Koçani 3. Kërçovë 8, Kavadar 42, në Gjevgjeli 5, kurse në Dibër ka 13 pacientë që po trajtohen në reparte infektive.

Ministria e Shëndetësisë njofton se përfshi numrin e  pacientëve që marrin trajtim për Covid-19 në Klinikat Infektive në Shkup, numri i personave të shtrirë  shkon në 579, ndërsa ka rreth 461 shtretër spitalorë të zbrazët.

LEXO EDHE:

Back to top button