Shtetasi italian vdes gjatë gjuetisë në Kodrën e Diellit

Një shtetas i Italisë ka ndërruar jetë deri sa ishte për gjueti në Kodrën e Diellit në Tetovë, përcjell Alsat. Ai ka ndërruar jetë në njërën pres shtëpizave për gjuetarë në Kodrën e Diellit.

“Dje rreth orës 09.30 në SPB-Tetovë është raportuar se në vendin e quajtur “Gjuetia Jelovjane-3″, në zonën e Kodrës së Diellit ka vdekur R.B. (64) nga Italia, i cili ka qenë në gjueti përmes një shoqate gjuetie nga fshati Bogovinë i Tetovës. Mjeku nga Shërbimi Emergjent Mjekësor ka konfirmuar vdekjen pa gjurmë dhune”, njoftoi Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB Tetovë.

LEXO EDHE:

Back to top button