Terreni i papastruar nga bora, anulohet sfida në Manastir

Përballja në mes Pelisterit dhe Vardarit, në kaudër të çerekfinales së Kupës së Maqedonisë, nuk u zhvillua në Manastir, për shkak se terreni në stadiumin “Tumbe Kafe” ishte mbuluar me borë.

Vendasit nuk arritën që të pastrojnë me kohë terrenin në stadiumin në Manastir, ashtu që delegate dhe përfqësuesit e dy klubeve, konstatuan se nuk ka kushte për të zhvilluar përballjen e çerekfinales.

Në koordinim me Komisionin për gara pran FFM-së, kjo përballje pritet të zhvillohet më 14 dhjetor, menjëherë pasi që të përfundojë sezoni vjeshtor në Ligën e Parë dhe të Dytë Futbollistike të Maqedonisë.

LEXO EDHE:

Back to top button