Lajmi i fundit: Identifikohen 45 viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari

Analiza e ADN-së, sapo përfundoi dhe tashmë janë identifikuar 45 trupat e pajetë të aksidentit tragjik që ndodhi një javë më parë në Bullgari, shkruan Alsat.

Nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, konfirmojnë për Alsat se në Sofje, janë kryer të gjitha metodat krahasimore gjenetike të marra nga strishot e familjarëve dhe si rrjedhojë të gjithë trupat e pajetë tanimë kanë emra dhe dihet se cilës familje i përkasin.

Pas kësaj analize tashmë veç janë duke u bërë përgatitjet shtetërore për transportimin e viktimave në vendlindje.

Informatat e MPJ-së, thonë se të premten në mëngjes, në Aeroportin e Shkupit do të sillen viktimat dhe të njëjtën ditë do t’u dorëzohen familjeve për ceremonitë mortore./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button